Luana dhe Fifi, përveçse punojnë bashkë, kanë treguar se janë mikesha shumë të mira. Këngëtarja dhe moderatorja, theksonin në çdo puntatë të “Shiko kush luan” dashurinë dhe vlerësimin që kishin për njëra-tjetrën. Mirëpo, duket se diçka ka ndodhur dhe marrëdhënia e tyre është krisur.
E themi këtë, pasi për datëlindjen e Fifit, nuk pati asnjë urim publik nga Luana. Teksa më herët dyshja nuk rreshtnin së bëri komente tek fotot e njëra-tjetrës, apo duke treguar mbështetjen e tyre online, këtë herë nuk pati as urim dhe asnjë koment nga Luana për datëlindjen e Fifit. Ndërkaq, edhe në festën e organizuar për këngëtaren, ku ishin miqtë e saj më të afërt, Luana ka munguar.