Tik Tok mund të jetë për momentin mbreti i shpërndarjes së videove, por një rival i tij po ngre kokën. Quhet Triller dhe ka ca vite që ka dalë në qarkullim.
Ç`duhet të dish për të?
Triller është një media sociale dhe platformë për ndarjen e momenteve argëtuese, e cila ekziston që nga viti 2015. Sidoqoftë, aktualisht po bëhet shumë popullor, pasi ka kryesuar në listat e App Store në 50 vende javët e fundit. Aplikacioni i lejon njerëzit të regjistrojnë momente të ndryshme dhe ka aftësinë ti përshtatë videot për të nxjerrë momentet më të mira e për t
i publikuar më pas.
Cili është ndryshimi midis Triller dhe Tik Tok?
Përveç faktit që në të dy programet vihet muzikë në sfond, Triller lejon përzgjedhjen e këngëve edhe nga Apple Music dhe Spotify si dhe Triller i redakton vetë videot.
Cilët vipa gjen në Triller?
Aplikacioni ka mbi 50 milionë përdorues dhe më të njohurit në të janë: Justin Bieber, Rita Ora, Kevin Hart. Kurse si investorë ka disa nga këngëtarët e njohur si Eminem, Snoop Dogg dhe Lil Wayne.
*Burim Metro