Nëse ju ka ndodhur të dëgjoni për Dark Web (Rrjeti i errët), ju tashmë e dini se ai është një term që i referohet në mënyrë specifike faqeve të internetit që ekzistojnë në një rrjet të koduar dhe nuk mund të gjenden duke përdorur motorët e kërkimit tradicionalë.
Pothuajse të gjitha faqet Dark Web e fshehin identitetin duke koduar të dhënat. Nëpërmjet qasjes në Dark Web, njerëzit mund të blejnë “në tregun e zi”, pasaporta false, drogra deri te vrasës apo eksplozivë.
Ajo që ndoshta nuk keni dëgjuar ende është se (ndoshta) ekziston një rrjet edhe më i errët se “Dark Web”, i njohur edhe si “pjesa më e thellë e rrjetit”. Ai është “Mariana’s Web”.
Legjenda e Mariana’s web (Rrjetit të Marianës), duket se e ka marrë emrin nga pjesa më e thellë e oqeanit, Hendeku i Marianës. Ky mendohet të jetë një vend i ndaluar i së keqes misterioze, ose të paktën, ky është miti që ka kultivuar një grup njerëzish në internet.
Në varësi të vendit ku merrni “mitet” e Web-it të Marianës, do të gjeni se aty janë “sekretet më të errëta që ka njerëzimi në historinë e saj” apo “arkivat sekrete të Vatikanit”, si dhe “një bazë të dhënash të arkivave që u përkasin agjensive më të fuqishme të inteligjencës në Tokë”.
Supozohet se sekretet e qeverisë, abuzime, vrasje, pornografi (shumë e paligjshme) etj, janë në Mariana’s Web dhe se aktivitetet e këtij rrjeti janë “përtej një mendimi normal njerëzor”.
Një person me “zemër të lehtë” mund të pësojë tronditje të madhe, duke hyrë në web.
Shumë besojnë se Mariana është shtëpia e një entiteti të inteligjencës artificiale të plotfuqishme.
“Mariana’s Web” është një ide drithëruese, por sidoqoftë, edhe për ata që e besojnë mbetet teknikishit e pamundur, sepse është e arritshme vetëm përmes kompjuterëve kuantikë, të cilët u zhvilluan nga Google për herë të parë, në tetor 2019.
Ndërkohë, për skeptikët, Mariana’s Web është një legjendë urbane, një trillim i kotë për të cilin nuk ka prova.