Monika Lubonja, një nga figurat e njohura të skenës artistike shqiptare, ishte e ftuara e ditës së sotme në programin televiziv ‘E Diela Jonë’, të drejtuar nga Ermal Peçi. Në një atmosferë të mbushur me muzikë live nga banda e programit, Lubonja ndau me publikun disa nga aspektet më personale dhe të pa thëna të jetës së saj.
Në një moment të papritur dhe tejet emocionues, gjatë interpretimit të këngës ‘Margarita’, Monika Lubonja nuk mundi të mbante lotët. Mes lotëve, ajo shprehu me një zë të mbuluar nga emocionet: “Një dashuri e fortë, por e pa realizuar. Shkurt, kaq”. Ky rrëfim i papritur shkaktoi një reagim të thellë tek publiku dhe shikuesit, të cilët nuk prisnin një zbulim kaq personal nga artistja.
Gjatë bisedës, Lubonja ndau gjithashtu mendimet e saj mbi cilësinë e skenarëve të filmave shqiptarë që janë prodhuar së fundmi. Ajo vuri në dukje se dy nga filmat e rinj, “Në Kuadër të Dashurisë” dhe “5 Herë Jo”, kanë pasur skenarë të dobët, pavarësisht nga performancat e mira të aktorëve. “Ti mund të shesësh filmin për emrin e aktorit, por skenari çedon,” theksoi ajo. Lubonja vuri në pah rëndësinë e skenarit si një element kyç në suksesin e një filmi, duke shtuar se artistë si Luizi, pavarësisht se janë shumë të mirë në rolin e aktorit, nuk mund të kompensojnë për mangësitë në skenar.
Kjo deklaratë e Monika Lubonjës në “E Diela Jonë” shërben si një kritikë e rëndësishme ndaj industrisë së filmit në Shqipëri dhe si një thirrje për përmirësimin e cilësisë së skenarëve. Lubonja, me përvojën e saj të gjatë në fushën e artit dhe kinematografisë, jep një perspektivë të qartë mbi sfidat me të cilat përballet industria dhe nevojën për përmirësime të thellë në këtë drejtim.
“Pirates of the Caribbean” rikthehet me një kapitull të ri – pa Johnny Depp në rolin e Captain Jack Sparrow
Një nga filmat më legjendarë të industrisë së kinemasë, “Pirates of the Caribbean”, është gati të rikthehet me një histori...