Gazetari i njohur Sokol Balla ka folur rreth rikthimit të tij në ‘Top Story’. Balla thotë se më shumë se një rikthim, ishte një shkëputje dhe është një rivazhdim.
Ne e kemi nisur që në 2006, e vazhduam me format politik deri në 2017, për gati 11 sezone plus vazhdoi në 3 sezone të tjera në një format tjetër. Tani jemi tek sezoni i 15-të dhe unë jam shumë i lumtur që e kemi rikthyer sërish falë dashurisë së disa personave të tjerë, të kompanisë tonë, megjithëse nuk jam nga ata persona që besoj tek rikthimi, në sensin që nëse një gjë ka marr fund t’i jap një shans tjetër. Besoj që ishte një shkëputje dhe është një rivazhdim më shumë sesa një rikthim, ose të paktën kështu dua ta mendoj unë.