Javën e kaluar ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare si pasojë një infarkti kompozitori i njohur Aleksandër Lalo. Për këdo që ka patur kuriozitet të dijë se kush do të jetë në panelin e jurisë është zbuluar se karrigen e Lalos nuk do e zërë askush.
Prej kësaj jave juria do të jetë e përbërë me tre anëtarë. Blitz.al ka mësuar se puntata e ditës së nesërme do të jetë e tëra dedikuar kompozitorit Aleksandër Lalo dhe gjithë krijimtarisë së tij.
Këtë javë nuk do të ketë konkurrim mes personazheve por të gjithë do të ngjiten në skenë për të kënduar disa nga krijimet e Lalos gjatë gjithë karrierës së tij. Por kjo nuk është e gjitha. Blitz.al ka mësuar se edhe dyshet e krijuara që në fillim nga produksioni do të shpërbëhen duke krijuar një kombinim i ri e dyshe të reja. E nesërmja do të jetë një emision i gjithi në nder të Aleksandër Lalos.
Aleksandër Lalo ishte një nga kompozitorët më të dashur dhe ka dhënë një kontribut të madh në kinematografi me krijimtarinë e tij. /Blitz.al/