Mbrëmja çerekfinale e spektaklit “The Voice” largoi me anë të televotimit Chiarën dhe Aldon, si më pak të votuarit nga publiku, ndonëse performancat e secilit ishin mjaft të arrira.
Tetë artistë performuan materialet muzikore në çerekfinalen e “The Voice”. Gjithçka fliste për një performancë të mirfilltë, pasi artistët këtë herë u shoqëruan nga trupa e baletit të Top Channel.
Artisti i parë që u ngjit për të performuar në skenën e spektaklit si i ftuar, ishte Butrint Imeri, me një kolazhe me materialet e tij muzikore.
Me energjinë që e karakterizoi Anxhela Elmazi nga Skuadra Besa, çeli garën me “Radioaktive”, kësaj here shoqëruar edhe nga kori i Liceut Artistik.
Artisti i Skuadrës Alban, Klinti Çollaku performoi shqip, “Kur braktis atë që do” të Ardit Gjebreas, duke u mirpritur nga publiku.
Rikthehet me një hard rock shqiptar Mario Mançelli, i Skuadrës Xuxi”. ‘Baladë për Jakup Ferrin’ nga ‘Djemtë e Detit’ e solli Marion shumë fuqishëm në skenën e spektaklit.
Pak Lidia në “Sing it Back” të Molokos. Lidia Lufi e skuadrës Rona dha veten e saj në përzgjedhjen e saj për konkurim në çerekfinale.
Artistja italiane e Skuadra Alban, Chiara, performoi një cover të “All of me” nga John Legend. Kënga u prit mirë dhe ajo dha maksimumin.
“Want to want” nga Jason Derulo u soll në skenën e “The Voice” nga Aldo Prendushi i Skudarës Besa. Ai u bë një me trupën e baletit.
Artisti i Skuadra Rona Lis Asllanaj, solli në skenën e ‘The Voice’ materialet muzikore të Jamie Cullum, “Single Ladies/Come Together”, si gjithmonë me stil.
Shpend Hysaj nga Skuadra Alban dhe konkurenti më i komentuar mbylli konkurimin në çerekfinale me “Superstition” nga Stevie Wonder duke ndryshuar atmosferën në salle.
Gjashtë artistë presin me padurim gjysmëfinalen.
Performanca tjeter në cerekfinale ishte e Andrrës. Artistja performoi “Kalle Llamen”. Përmes muzikës së saj, ajo merr përsipër të tregojë angazhimin e saj social kundër fenomeneve negative të shoqërisë.
Edicioni i këtij viti e ka treguar se është me të vërtëtë ai i emocioneve të mëdha dhe ato të gjysmëfinales kanë filluar tashmë…
/ Top Channel