Sejfulla Myftari i njohur ndryshe si “Cekja i Beratit” do ta hasim në televizion më shpesh këtë sezon të ri televiziv. Perveç daljes së tij si konkurent ne “Dance With Me” në Tv Klan ne do ta shikojmë edhe në një emision në Televizionin Publik Shqiptar i moderuar dhe ideuar nga vetë ai.
Ai ka bërë të ditur në një intervistë për “shqiptarja.com” se ky emision i ri do të jetë i ndarë në 12 puntata me një kohëzgjatje 30 minuta secila ku bazë do të jenë materiale filmike afërsisht 15 minuta dhe më pas në pjesën tjetër të emisonit do të zhvillohen intervista me secilin aktor.
Por Cekja ka vendosur që ta lëri ende me pikëpyetje emrin e emisionit të ri me të cilin do prezantohet tek publiku.
IMA/ J.Kasaj