Duke filluar nga sot IMA do te pasuroj strukturen e saj informative me nje rubrike te re. Copy|Paste, ky eshte titulli qe kemi zgjedhur per rubriken tone me te re ku do te sjellim ne vemendjen e publikut programet, logot, studiot dhe shume detaje te tjera qe jane kopjuar ose huazur nga media mediat nderkombetare dhe serviren si produksione origjinale ne syte e publikut shqiptar nga televizionet vendase.
Dhe pikerisht do te hapim kete rubrike me nje nga emisionet qe ka nje shikueshmeri te kosideruar teleshikuesish, Top Show ne Top Channel. Fillimet e tij te transmetimit ka qene viti 2004, nje program ideuar nga ish presidenti i Top Media Dritan Hoxha dhe prezantues te njohurin Alban Dudushi. Nje program talk show qe asaj kohe i mungonte publikut qe eshte pritur vertete mire dhe qe vazhdon transmetimin edhe ne ditet e sotme. Ne qender te programit diskutohet mbi tema nga me te ndryshmet qe i perkasin fushave sociale, kulturore, artistike me te ftuar personazhe nga me te njohur ku hapen debate e trajtohen tema aktuale qe ngjallin interes tek teleshikuesi. Pjese e programit eshte edhe muzikaLive interpretuar nga emra te njohur temuzikes shqiptare.
Vitet e fundit Top Show ka pesuar ndryshime te dukshme ne format por edhe ne studio. Vertete cilesore dhe qe afroheshin shume me televizionet nderkombetare. Por ajo qe na beri pershtypje dhe ngacmoi kujtesen tone ishin pikerisht studio dhe menyra e pritjes se te ftuareve. Diku tjeter e kishim pare dhe nuk gaboheshim. Emisioni Ce soir (ou jamais !)* qe transmetohet ne France 2 ka po te njejten “veshje” dhe format.
*Ce soir (ou jamais !) eshte nje program kulturor televiziv i tipit talk-show prezantuar nga Frédéric Taddei. Ne programacion ne mbremje , eshte transmetuar direkt nga 2006 ne kanalin France 3 dhe me pas ne France 2. Nga 2006 ne 2011, programi transmetohej çdo dite nga e hena ne te enjte, ku çdo puntate zgjaste 1 ore e 20 min. Ne 2011, transmetimi pesoi ndryshime, duke u programuar vetem nje here ne jave çdo te marte. Duke filluar nga 12 shkurti 2013 programi transmetohet cdo te premte ne mbremje ne kanalin France 2.
Mungese krijimtarie, origjinaliteti, fondesh per te paguar profesionistet e sektorit apo eshte me e thjesht te kopjosh pa u lodhur?. Perse mediat shqiptare zgjedhin te huazojne nga media e huaj?
Na jepni mendimin tuaj per kete teme dhe dergoni ne inbox raste te tjera qe ju njihni te cilat ne mund ti prezantojme shkrimet e ardhshme.
Pergatiti: IMA Mod Tre