Partnerja e reperit Stresi, Keisi ka realizuar një pyetësor me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku ka folur për marrëdhënien e saj me babain e bashkëshortit por dhe për lidhjen që e vazhdon në distancë me reperin.
“Është shumë e vështirë. Duhet të jesh 100 herë më i kujdesshëm, i sinqertë, ekspresiv etj, sepse kur nuk mund të shihesh është shumë herë më e lehtë të keqkuptohesh. Mendoj se mund të mësosh vërtetë nëse njeri është plotësisht për ty… Nëse je vërtetë i dashuruar nuk ka rëndësi se ku jeton ky person, ti do të numërosh ditët se kur do ta shikosh sërish dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi”, shkroi ajo.
Ndërsa nga një ndjekës Kejsi është pyetur për raportin që ka me Sali Lushën, babain e këngëtarit.