“Love Story” ishte një tjetër program dedikuar njohjes mes të rinjve dhe gjetjes së dashurisë, që nisi rrugëtimin sezonin e kaluar televiziv në vendin tonë. Nën moderimin e Alketa Vejsiut, ky progeam duket se u prit shumë mirë nga publiku e sigurisht do ketë një sezon të dytë, por me risi. Më herët është bërë me dije se ndryshe nga sezoni i parë kur ishte vetëm një djalë për të cilin luftonin të gjitha vajzat pjesëmarrëse, këtë vit do të ketë edhe një vajzë, dashurinë e së cilës do duhet ta fitojë një prej djemëve në garë. Secili prej tyre do të ketë 10 djem (vajza) dhe 10 vajza (djali), për të zhvilluar takimet përkatëse dhe për të jetuar paralelisht “përrallat” e tyre të dashurisë.
Ndërkohë, së fundmi në Instastory Alketa zbuloi se “Love story” do të vijë edhe si emision i përditshëm. “Këtë vit edhe me Daily Love Story. Çdo ditë në ekran”, ka shkruar ajo krah një video në studion e emisionit në TvKlan. Edicioni i dytë s’do t’i dedikohet vetëm dashurisë, por edhe famës, pasi, në “Love Story 2” mund të marrin pjesë edhe ata që duan të bëhen të famshëm, të promovojnë bizneset e tyre apo të përjetojnë histori dashurie si nëpër filma, të rrethuar gjatë gjithë kohës nga kamerat dhe gjithmonë në sytë e publikut.
https://youtu.be/nEXX9UREgtA