Edhe pse shifrat e shikueshmërisë nuk ishin të kënaqshme për të dy serialet, CBS ka vendosur të rinovojë Under The Dome dhe Extant, shfaqjet do të kthehen përsëri verën e ardhshme – respektivisht me sezonin e tretë dhe të dytë.
Të dyja serialet televizive janë produksione të Amblin Tv në pronësi të Steven Spielberg, i cili është gjithashtu edhe producent ekzekutiv i të dy shfaqeve televizive.
Për kureshtarët pas misterit të kupolës që ka pushtuar Chester’s Mill dhe atyre të androideve dhe alieneve të Extant duket se vera e 2015 do jetë tepër argëtuese gjatë mbrëmjeve të nxehta!