CBS ka njoftuar zyrtarisht se Under the Dome nuk do të ketë një sezoon të katërt: finalja e sezonit të tretë, e cila do të transmetohet më 10 shtator, do të jetë episodi i fundit i serialit. Kjo nuk do të thotë se seriali do të mbetet pa një perfundim pa zgjidhje: rrjeti premton se episodi i fundit do të shënojë një fund të përshtatshëm për serialin e bazuar në romanin e Stephen King.
Seriali debutoi në qershor të vitit 2013 me rreth 13.5 milionë spektatorë, duke përfunduar sezonin e parë me 12.1 milionë shikues për episodin final. Sezoni i dytë shënoi rënie të konsiderueshme, me një mesatare prej 7.2 milionë spektatorë, ndërsa sezonin i tretë nuk ka prekur mesataren e 6.5 milionë, me në një rating prej 1.8 pikë pavarësisht një rritje prej 80% të shikuesëve falë DVR. Episodet e fundit kanë rënë në 4.6 milionë shikues, me një rating prej 0.9 në target moshën 18-49.
Megjithatë nuk mund te anashkalohet suksesi i serialit i cili u bë një nga më të ndjekurit e sezonit veror duke tërhequr vemendjen e publikut në mbarë botën. Nina Tassler, chairman e CBS ka deklaruar se fundi i serialit do të jetë po aq dramatik dhe i papritur sa zanafilla e tij duke i dhënë fundin dhe shkatërrimin që pritet kupolës që ka izoluar qytezën e Chester’s Mill.