Risi në sezonin e njëmbedhjetë të Grey’s Anatomy: Caterina Scorsone do të jetë aktore e rregullt në sezonin e ri. Aktorja italo-kanadeze që interpreton personazhin e Amelia Shepherd do të jetë një nga fytyrat më të dashura të serialeve të kanalit ABC.
Caterina Scorsone, e cila vjen nga cast-i i serialit Private Practice si Amelia Shepherd, motra e Dr. Shepherd, u shfaq në episodet e fundit të sezonit të dhjetë të Grey’s Anatomy që përfundoi në 15 maj 2014.
Hyrja e Scorsone, në cast-in e aktorëve të serialit me autore Shonda Rhimes, vjen pas largimit nga sezoni i 11 të aktorëve Sandra Oh (Dr. Cristina Yang), Gaius Charles (Shane) dhe Tessa Ferrer (Leah).