Viti i pushimit e dërgoi trajnerin Carlo Ancelotti në ekranin e madh. Në pritje për të drejtuar një tjetër skuadër, kur koha e pushimit të ketë përfunduar, Ancelotti do të bëhet aktor dhe do të marrë pjesë në serinë e ardhshme të sagës së Star Trek.
Skena është filmuar në Vankuver, Kanada, qyteti i gruas së tij Mariann, por merita i përket Zoe Saldana-s, aktore amerikane të cilën e ka njohur në Londër dhe e cila është shoqe e tij. Kështu me 22 korrik 2016, kur në kinematë e Shteteve të Bashkuara do të dalë “Star Trek Beyond” i regjisorit Justin Lin, Carlo do të jetë pjesë e grupit të aktorëve pjesëmarrës në të. Sigurisht që do të ketë vetëm një pjesë të vogël, do të jetë një nga mjekët e anijes kozmike që udhëton në hapësirën e pafund dhe viziton një jashtëtokësor që ndodhet në anije. Ai, edhe si trajner, shëron shpesh “sëmundjet” e skuadrave ku shkon.
Marre nga RTSH