Lajme të këqija për të gjitha vajzat! Trim Ademi, i njohur ndrtshe si Capital T është në një lidhje dashurie dhe këtë e konfirmoi vetë ai. Reperi 29 vjeçar ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” ku rrëfeu shumë detaje nga jeta e tij përpara të vegjëlve. Ndër të tjera ai theksoi se është rrugës drejt martesës.
Njëri prej fëmijëve e pyeti për nusen e ardhshme, duke qenë se prindërit i kanë vënë kusht që brenda një viti të martohet. Capital T u shpreh se ai do të marrë kohën e tij për të gjetur njeriun e jetës, por nuk nguroi të pranonte se dikush ja ka rrëmbyer zemrën.
“Ma kanë marrë zemrën. Në fakt, kështu më kanë thënë, edhe një vit kohë, por unë them që ata kanë kohën e tyre, unë kam kohën time. Një vit apo një vit e gjysmë, drejt asaj rruge po shkojmë,” tha reperi.
Kujtojmë se për një kohë të gjatë ai është përfolur për një lidhje me Adrola Dushin, por nuk e konfirmoi nëse i referohej apo jo modeles bukuroshe