Përmbajtje: Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj artistëve të tjerë që, sipas tij, blejnë klikime për të rritur popullaritetin e këngëve të tyre.
Duke shpërndarë një video në Instagram, Capital T theksoi suksesin e artistëve shqiptarë por ngre pyetje mbi numrin e lartë të klikimeve që ato marrin krahasuar me artistët botërorë të nivelit të lartë si Drake. Ai përmend si shembull këngën e Drake “Polar Opposites”, e cila pavarësisht se ishte mbështetur nga shumë, nuk arriti të marrë po aq klikime sa artistët shqiptarë në një kohë të shkurtër. Capital T u bën thirrje kolegëve të tij që të jenë më të përmbajtur në blerjen e klikimeve, duke theksuar rëndësinë e arritjeve organike.
“Mirë po më vjen për të gjithë që kanë sukses dhe sigurisht që kam qejf që të gjithë t’i shoh duke ecur mirë por po cuditem se si ka mundësi. Për shembull Drake e nxorri këngën “Polar Opposites” dhe nxorri flamurin tonë. U gëzuan të gjithë, e publikuam dhe bravo i qoftë. Nuk ngeli njeri pa e postuar, figurë publike, jo publike dhe për një muaj nuk i bëri 5 milionë klikime ndërsa artistët tanë për dy ditë, kanë 10 milionë. Matematika nuk është matematikë. Thjesht mendojeni pak. Blini por mos e teproni”, thotë Capital T në videon e postuar