Elettronica Industriale, një degë e grupit italian Mediaset, ka nënshkruar një marrëveshje shumëvjeçare me Eutelsat për të transmetuar në satelit Canale 5, Italia 1 dhe Rete 4.
Tre kanalet kryesore të Grupit Mediaset (Canale 5, Italia 1 dhe Rete 4) do të transmetohen njëkohësisht në SD dhe HD në paketën falas të tivùsat që vepron nga Hotbird, sateliti i Eutelsat për tregun italian.
E vendosur në 13 gradë Lindje, sateliti Hotbird përmban dhe transmeton mbi në mijë kanale ku 300 prej këtyre janë në versionin High Definition.
“Nënshkrimi i kësaj kontrate të re përforcon lidhjet tregtare me dy partnerët tanë historikë italianë, Mediaset dhe Tivùsat,” tha Michel Asibert, Udhëheqës Komercial dhe Zhvillimor në Eutelsat. Asibert e ka vlerësuar gjithashtu daljen në HD të kanaleve kryesore të Italisë si një hap zhvillimor në industrinë e transmetimeve televizive.