Ka qenë një vit plot kënaqësi dhe sodisfaksione për aktorin me origjinë shqiptare Can Yaman. Pasi la pas ndarjen nga Diletta Leotta, Can po punon shumë në xhirimet e Viola come il Mare. Seriali i ri italian, në të cilin ai do të interpretojë për herë të parë në gjuhën italiane përkrah Francesca Chillemi.
Midis dy aktorëve ka lindur menjëherë një alkimi e bukur, e cila duket të jetë një pikënisje perfekte për të krijuar bashkëpunim edhe në xhirimet e serialit të ri, i cili do të transmetohet në në 2022 në Canale 5. Dy aktorët janë zhvendosur në Palermo ku do të xhirohen shumica e episodeve televizive.