Aktori i njohur Can Yaman ka dhuruar 250 mijë lira për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe ka kërkuar ndihmë edhe nga ndjekësit e tij të huaj, duke mbledhur në total 1 milionë e 550 mijë lira (77 mijë euro).
“Në këtë kohë të vështirë që po kalojmë, e kemi marrë për detyrë të përgatisim këtë fushatë, duke shpresuar se mund të ndihmojë sadopak në fatkeqësinë në vendin tim. Si Can Yaman for Children, shoqata jonë që kemi krijuar në Itali, ne bashkëpunojmë me Shoqatën AHBAP në Turqi. Ju mund të gjeni linkun e ndihmës në bio. Ju falenderojmë paraprakisht për ndihmën tuaj, me shpresën që një fatkeqësi e tillë të mos gjejë fëmijë askund në botë”, shkroi aktori në Instagram.
https://www.instagram.com/p/Coo62NvoJWS/?utm_source=ig_web_copy_link