Aktorja Cameron Diaz pati një shpërthim në showbiz në vitet 1990 dhe shpejt u bë një figurë e rëndësishme e ekranit, e njohur për punën e saj në filma romantike-komodi, thriller apo aksion.
Megjithatë, disa vite më parë, ajo u largua nga aktrimi dhe në një intervistë me aktoren Gwyneth Paltrow,ka treguar se cfarë e shtyu të merrte këtë vendim.“Unë mendoj se ti thjesht ndërton një jetë kur je në të njëzetat dhe të tridhjetat, dhe më pas, në të dyzetat, është diçka krejtësisht tjetër. Por ja ku jam. Jam në të dyzetat dhe po rifilloj plotësisht.Në të njëzetat, ne po përpiqemi ende të kuptojmë. Jemi të hutuar. Ti e kupton sa i dëmtuar je dhe thua: Prit pak. Mund të ketë një problem këtu. Dhe më pas në të tridhjetat, thua: “Oh, në rregull, po e marr veten”. Në të dyzetat, thua: “O Zot! Duhet të bëj diçka për këtë.Thjesht vendosa që doja gjëra ndryshe nga jeta ime. Punoja aq shumë, për një kohë aq të gjatë dhe nuk kisha më hapësirë për një jetë timen personale. Më pas, vendosa të ndaloja së bëri filma dhe të përqendrohesha vërtet në jetën time personale, në marrëdhëniet e mia me familjen dhe miqtë e mi. Kur je duke bërë një film, ata thuajse të zotërojnë. Ti je atje 12 orë në ditë dhe nuk ke kohë për asgjë tjetër. Kuptova se u kam shpërndarë pjesë të jetës sime, gjithë këtyre njerëzve të tjerë.”Diaz vijoi duke thënë se është e bindur se ka bërë zgjedhjen e duhur dhe nuk pendohet aspak:“Kam një paqe në shpirtin tim sepse më në fund po kujdesem për veten.”