Autoriteti i Mediave Audiovizive më datën 21 Shkurt në mbledhjen e rradhës ka shqyrtuar aplikimet për licensën e trasnmetimit kombëtar për një subjekt audio sipas shpalljes që u bë në datën 14 Janar.
Sipas burimeve të IMA pranë AMA, në këtë shpallje të hapur nga autoriteti ka shfaqur interesin vetëm një radio, Club FM e cila është shpallur edhe fitues i kësaj license operimi.
Kjo ishte mbledhja e dytë në të cilën AMA shqyrton rastin e shpalljes për autorizimin e transmetimit kombëtar për një subjekt audio. Rasti i parë ishte më datën 31 Janar 2018, ku anëtarët e autoritetit e gjykuan që vendimi të merrej në sesionin e ardhshëm të mbledhjes.
Tashmë Club FM do të jetë radioja e dytë kombëtare në Shqipëri, pas Top Albania Radio. Subjekti audio do të marrë përsipër ndërtimin e operimin e rrjetit analog, për të mbuluar me sinjal audio për programet e veta në territorin e Republikës së Shqipërisë./IMA/