Aktori Çagatay Ulusoy më në fund ka vendosur të rikthehet në ekran me një film të ri.
Aktori turk pasi hoqi dorë nga seriali “Barbaros”, ku do të kishte rol kryesor, tani ka pranuar ofertën për një film të ri. Mediat turke bëjnë të ditur se në film Çagatay do të luajë rolin e një babai bari.
Xhirimet sapo kanë nisur dhe do të vazhdojnë deri në fund të muajit shtator. Filmi pritet të dalë në treg në vitin 2021 dhe emri i aktorit pritet t’i sjellë shumë sukses këtij projekti. Vetë Çagatay nuk ka deklaruar asgjë mbi projektin e tij të ri pasi aktori tregohet shumë i rezervuar mbi planet e tij. Megjithatë fansat presin me padurim ta shohin në ekran.