Igli Zarka është banori i ri i “Big brother VIP”, i cili iu bashkua banorëve të martën. Përveçse aktor, ai është edhe pedagog në një universitet privat të Tiranës.
Igli është aktori i parë që ka luajtur lakuriq në skenë, gjatë shfaqjes teatrale “Equus”, e cila u vu në Teatrin Kombëtar disa vite më parë. Mbrëmjen e djeshme, Monika, Einxhel dhe Arditi nisën të diskutonin për teatrin dhe aktrimin. Gjatë bisedës, ata folën edhe për Iglin.
Arditi tha se nuk e sheh të përshtatshme që një skenë e tillë të luhet në teatër, por Monika e kundërshtoi me argumenta. Më pas, Igli iu bashkua banorëve në oborr dhe nisi të flasë vetë për rolin e guximshëm që luajti vite më parë. Aktori tha se për të nuk ishte problem të dilte nudo, sepse para Zotit sipas tij jemi të gjithë të zhveshur.
Pjesë nga biseda:
Monika: Igli ishte nga aktorët e parë që kur luajti me atë regjisorin e huaj, doli nudo.
Arditi: Në skenë?
Monika: Në skenë, nudo. Dhe ka ndejtur goxha.
Arditi: S’është e papërshtatshme kjo?
Monika: Pse?
Arditi: Të dalësh nudo në skenë?
Monika: Absolutisht. Ajo është një nga shfaqjet që ka bërë revolucion në teatër.
Arditi: Po pse të shoh në teatër nudizëm kur mund të shof porno?
Monika: Nuk ishte teatër nudizëm ai. Ishte situata. Është një pjesë, sepse aty do dilte gjithë drama dhe gjendja e këtij personazhi. Ti si ke ardh në jetë? Me rroba apo pa rroba? Rrobat t’i veshën rrugës.
Arditi: S’ka lidhje.
Monika: S’ka lidhje se luhet me metafora.
Einxhel: Ça të shtyu që ta pranoje rolin dhe çfarë ndjeve, jam shumë kurioze?
Igli: Ishte kryevepër ajo. Ai është një rol që do i vinte gjithkujt një herë në jetë. Nuk vjen më! Mua më kapi fiks në atë moshën kur mund ta bëja atë rol. Tani nuk mund ta bëj më atë rol.
Monika: Nuk duhet me u pa në këtë prizëm, duhet me u pa shfaqja në tërësi.
Igli: Në momentin që ti lexon 120 faqe tekst dhe ti lexon një kryevepër botërore të një autori të një niveli të lartë, Amadeus, dhe ti e lexon që aty është klasifikuar në çdo batutë të tekstit që kjo duhet të ndodhë. Njeriu para Zotit a është lakuriq? Autori Zotin e kishte përkthyer me një lloj dramaturgjie që nga Zot i kthehej në kalë, sepse kali simbolizon diçka të pastër, të paprekur. Dhe personazhit i kalonte Zoti nga perëndi në kalë, sepse i ati në fëmijëri i merrte pikturën e Jezu Krishtit akoma. Pra ishte gjithçka e justifikuar