Tashmë është bërë traditë që në skenën e “The Voice” të mos ketë vetëm konkurentë, por edhe artistë të njohur nga publiku shqiptar dhe jo vetëm. Butrint Imeri, artisti shqiptar me famë në Europë është një ndër të ftuarit e mbrëmjes çerekfinale të spektaklit së bashku me Fatime Kosumin.
Pas sukseseve të njëspasnjëshme, Butrinti do të ngjitet në skenën e ‘The Voice of Albania’ në mbrëmjen çerekfinale të spektaklit me hitet e tij si “E jona”, “Papa” “Veç për mu” dhe “Ki me lyp”.
Por mbrëmja e Çerek-Finales, do të ketë edhe mesazhe tepër aktuale, sidomos për vendin tonë dhe rajonin. Fatime Kosumi do të performojë “Kalle Llamen”, material ky që artistikisht përcjell mesazh për fenomenin e martesave të vajzave në moshë të mitur./imalbania.com/