Ish-kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Endira Bushati, me anë të një statusi në profilin e saj në facebook, ka hedhur akuza mbi kompaninë Top-Media, Klan dhe Digitalb. Sipas saj, mësohet se Top-Channel dhe Digitalb nuk ka të regjistruar dhe certifikuar asnjë kontratë pranë Zyrës Shqiptare të të Drejtave të Autorit. Më tej, Bushati ka përmendur edhe mënyrën qesharake të shkarkimit, dhe mbi të gjitha, për mënyrën mafioze të uzorpimit të institucioneve të shtetit, nga ana e kësaj kompanie mediatike, në kundërshtim total me ligjin në fuqi.
Si më poshtë vijon, është statusi i plotë i shkruar nga Endira Bushati në facebook
Të dashur miq,
A e dini që TCH dhe Digitalb nuk ka të regjistruar dhe certifikuar asnjë kontratë pranë Zyrës Shqiptare të të Drejtave të Autorit?
A e dini që TCH dhe Digitalb kanë uzurpuar pa leje 5 frekuenca që nga 2004 dhe nuk i paguajnë asnjë para shtetit?
A e dini që TCH dhe Digitalb kanë uzurpuar dhe duhej tashmë të kishin liruar frekuencat për Internetin 4G?
A e dini që kur themi Digitalb, duhet të kemi parasysh Top Channel dhe Tv Klan bashkë?
Të dashur miq,
Sot, gjykata administrative mori një vendim të turpshëm: mandati është marrëdhënie pune!!!!!Pra, ti Endira Bushati merri nja 20 milionë këtij shteti, por në detyrë nuk mund të kthehesh! Sepse është kundër frymës së Kuvendit Popullor njëmilionshuplakësh!!!!!
A ju kujtohet që thoshin se meqë mandati i Artan Zenelit ka mbaruar në 24 shtator 2012, Bushatit i ka mbaruar mandati si kryetare në këtë datë??? Ja pra, që gjatë gjykimit doli që mandati i Artan Zenelit mbaronte në mars 2011!!!!!!!!! Aq qesharakë u bënë përfaqësuesit e Kuvendit, sa tashmë nuk dinin të thoshin kur më kishte mbaruar mandati si kryetare. Imagjinoni sa qesharakë më shfaqen “juristët e shquar” Fatmir Xhafa, Vasilika Hysi etj kur bënë nja 3 mbledhje duke thënë që më ka mbaruar mandati në shtator 2012!!!!!Madje për këtë votuan dhe nja 80 deputetë!
As të llogarisin muajt e mandatit nuk dinë!
Por kjo për gjykatën nuk kishte shumë vlerë!
Kjo është mazhoranca-injoranca!
Por, më shumë irrituese është se nuk lodhen fare ta fshehin injorancën e tyre!
Falemnderit Top Channel! Për ata që duan të kuptojnë, Ti je prova që këtu nuk ka më shtet, por Mafia!
Dhe Mafian në fakt duhet ta falenderosh kur thjesht “të heq qafe” me vota në Kuvend dhe me vendime gjykatash!
Burimi | Facebook / Opozita.com