Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ka refuzuar propozimin për tu bërë pjesë e Big Brother VIP. Në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj teksa momentalisht po qëndron në Vjenë, tregoi se i ishte propozuar që të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Për disa arsye që ajo i ndau me ndjekësit e saj në Instagram, nuk kishte mundur të pranonte të qëndronte e mbyllur në shtëpinë e vëzhguar nga kamerat 24 orë.
“Realisht kam pas propozim! Po arsyeja pse nuk kam pranuar është sepse për psikologjinë e djalit nuk do të ishte shumë e shëndosh mos të isha afër tij për 3 muaj kur ati më të shumti i nevojitem! Të isha në një situatë tjetër ndoshta edhe po. Ps. Dhe pa burrin zdo bëja dot ka 3 jave qe se kam pa e po vuaj! E lerë 3 muaj”, shkroi ajo në përgjigjen e saj.