Një grua ka ardhur të rrëfejë historinë e jetës së saj në emisionin “Historia ime”. Ajo ka folur për martesën e parë e ku ka kaluar shumë pengesa dhe mërzi për shkak të vjehrrit të saj. Për një jetë më të mirë ajo së bashku me bashkëshortin vendosën të emigrojnë në Greqi, por mesa duket nuk i eci siç gruaja priste. Nw fillim gruaja jetonte tek vwllai i saj, por mw pas burri e çoi të jetojë në një kotec të madh me pula ku nuk kishte ku të ulej, të gatuante apo të jetonte me djalin vetëm 2 javësh.
Gruaja: Djali lindi në Greqi dhe e merr i ati në telefon dhe i thotë hajde në Shqipëri se do ndaj vëllain, siç ndahen dy vëllezërit nga familja, pra do ndahej ekonomia. Unë isha në muajin e 8, për pak lindja dhe ai më thotë do vish dhe ti, i thashë nuk kemi pse shkojmë se për pak lind. E kisha me operacion, ma kishte caktuar doktori. Edhi në Shqipëri ndejti nga dy javë dhe ditët e fundit që do lindja erdhi prap Greqi, që mezi ka ardhur.
Pasi linda shkuam tek vëllai dhe më tha nuk rrihet më këtu sepse jemi bërë veti i tretë, do marrim shtëpi me qira. Vëllai i tha do mundohem t’ju bëj bashkim familjar, dokumentat që të jetoni dhe punoni këtu. Ai tha jo do iki të bëj letrat tek vendi ku punoja më parë dhe shkuam. Aty ishte një stallë me pula dhe më tha deshe Greqinë, këtu do jetojmë.
Unë në një valixhe ulesha dhe tek valixhja tjetër mbështetesha, fëmija ishte vetëm 2 javëshe. Ndejta 10 ditë me radhë me fëmijën, ishim jashtë, nuk kishte as enë kuzhine, asnjë gjë. Kemi ngrënë vetëm bukë me djathë. Më ndihmonte një grua greke sepse më binte të fiktë nga e pangrëna, shqyqyr që e kisha djalin e urtë dhe nuk donte shumë të pinte. Pas 10 ditësh u sëmura shumë, më binte të fiktë përditë, ndërkohë që burri thoshtë do Greqinë, ja kjo është, dontë të hakmerrej.
Mirela Milori: Po për çfarë?
Gruaja: Nuk e kuptoj sepse në fillim nuk kishim mosmarrëveshje dhe unë i bindesha për çdo gjë. Erdhëm prap në Shqipëri, atë ditë isha shumë e sëmurë dhe e lodhur nga rruga dhe i them që të rrijmë tek prindërit e mi se janë më afër dhe nesër të ngjitemi sepse fshati i burrit ishte shumë larg, duhet të ecje dy orë në këmbë. Nuk pranoi dhe ikëm në fshat, aty filluan ata me të vetat, vjehrri me sharjet dhe fyerjet e veta që atë natë që vajtëm.