‘Truth ore Dare” ka qenë loja e radhës në ‘Love Story Talk”. Njëra prej vajzave, Nadege, ka zbuluar papritur historinë e saj të trishtë me ish-të dashurin.
E pyetur nga moderatori Eni Shehu se kur ka qenë hera e fundit që ajo ka qarë, Nadege ka zbuluar tradhëtinë e ish-partnerit të saj.
Eni Shehu: Arsyen e vërtetë përse ke qarë herën e fundit ose do pish një raki me spec që ne e qajmë në Shqipëri.
Nadege: Hera e fundit që kam qarë edhe pse urrej që të qaj. Në fakt kam qarë kur ish i dashuri im shkonte me komshien time edhe për më tepër ata kanë bërë një fëmijë së bashku. Më e keqja ishte se banonin në të njëjtën ndërtesë ku të gjithë e dinin përveç meje.