Deputetja Rudina Hajdari akuzoi drejtpërdrejtë kryeministrin Rama se nuk ka menaxhuar siç duhet situatën e krijuar nga koronavirusit.
Ajo u përqendrua nga tek masat ekonomike që ka ndërmarrë qeveria të cilat Hajdari i konsideroi ‘lëmoshë’. Deputetja tha se qeveria duhet të shpërdante një çek për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç në vend.
Hajdari u ndal edhe tek ndryshimet e Kodit Penal dhe ndëshkimet me burgosje që parashikohen në to. Sipas saj këto masa nuk janë të drejta ndërsa shtoi se burgjet duhet të hapen për pushtetarët që kanë abuzuar me pushtetin.
Fjala e deputetes Rudina Hajdari
Kryeministri thotë “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”. Por ne si qytetarë ndihemi më vetëm se kurrë. Një familje në nevojë ka ndjerë efektet e menjëhershme të pandemisë se fëmijët në emigracion nuk janë në gjendje t’i japin ndihma. Iu dha lëmoshë prej 26 mijë lekësh, ndërkohë që një familje që mbahej me një biznes i duhet të paguajë qiratë, dritat ujin, sigurimet shoqërore. Nuk i mbetet asgjë përvese të rrijë vetme braktisur nga qeveria. Po ashtu edhe një familje e cila me pagat e bashkëshortëve që punojnë në një biznes të madh, sot janë pa punë. Nuk paguajnë dot asgjë, se gjendjen me këstin e shtëpisë së pashlyer apo detyrime të tjera që duhet t’i paguajnë. Këto kredi nuk po shtyhen se bankat nuk duan t’ia dinë se çfarë thotë kryeministri. Faturat e energjisë elektrike kanë ardhur më të kripura sesa kurrë. Kryeministri rrethohet nga lukse që harxhojnë energji sa 20 familje bashkë. Ka dhjetëra e mijëra familje që sot ndihen në nevojë dhe nuk kanë mundësi të ushqehen por i është ndërprerë edhe energjia elektrike. Asgjë nuk i kushton qeverisë të zeronte faturën e energjisë elektrike, të ujit të pijshëm për familjet në nevojë. Por askush nuk mendoi për ta, se jetojnë në realitete komplet të ndryshme. Sot qytetarët duhej të kishin një çek në dorë për çdo shqiptarë mbi 18 vjeç dhe jo pako ushqimore.
Ne jemi një vend me më shumë potencial dhe duhet t’i vijmë në ndihmë qytetarëve. Një ndihmë e madhe sot duhet të jepet biznesit të vogël dhe të mesëm. Ndihma që jep qeveria me keqardhje nuk kalon as pragun e varfërisë. nëse do kishim një realitet ndryshe, ne qeveria, ky kuvend nuk do miratonte që paketa ushqimore të tenderohen nga një firmë maqedonase dhe të mos i jepet tregut shqiptarë dhe fermerëve shqiptarë që po falimentojmë. Ne nuk do vazhdonim të paguanim këstet e larta të koncesionit, si të sterilizimit që vazhdon i paguan qeveria, por do i ndalonte menjëherë.
Kryeministri iu kërcënon çdo ditë me burgosje. Ky është turpi më i madh që një i sëmurë që del jashtë të kërcënohet me burgosje. Ndërkohë që gjithë bota këshillon që qytetarëve duhet t’i jepen më shumë shpresë, fjalë të mira, pozitivitet, ky kryeministër për një javë ka përdorur fjalën burg 674 herë. Ka ardhur koha të fusim në burg pushtetarët që kanë abuzuar që i kanë zhvatur qytetarët nga pasuria kombëtare.