Aktori i njohur turk Burak Ozçivit, i cili rrëmbeu zemrat e të gjithë shqiptarëve me rolin Osmani në telenovelën me po këtë titull ka probleme me drejtësinë turke. 4 punonjës të setit të serialit televiziv “Themelimi Osman” kanë ngritur një kallëzim penal për aktorin pasi ky i fundit i ka ofenduar rëndë gjatë xhirimeve të serilait.
Një prej punonjësve, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka treguar se punon si asistent i kamerës në xhirimet e serisë televizive, Ky i fundit ka treguar për policinë se aktori ka mallkuar drejt stafit dhe asnjë nuk mundit të thoshte asnjë fjalë për këtë.
Zyra e Kryeprokurorit ka nisur një hetim kundër Burak me akuzën e “fyerjes publike të më shumë se një personi” shkruajnë mediat turke.
Ndërsa vetë Burak është shprehur në lidhje me këto, deklarata të cilat i ka quajtur mos marrëveshje dhe të ekzagjeruara nga punonjësit të cilët të tjerët nuk duhet t’i besojnë. Burak ka deklaruar se këta njerëz po synojnë ta vënë kompaninë prodhuese në një situatë të vështirë duke përfshirë emrin e tij në këtë incident për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Ka rreth njëqind njerëz që marrin pjesë për realizimin e këtij seriali. Prandaj, deklaratat e tyre nuk janë të besueshme dhe të papranueshme.