Lidhja Gjermane e Futbollit (DFL) konfirmoi se Bundesliga dhe 2. Bundesliga, dy ligat e para, do të rifillojnë më 16 maj pas pezullimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Duke folur në një konferencë për shtyp pas takimit të klubeve anëtare të DFL-së, presidenti i këtij institucioni, Christian Seifert, tha ”se ata do të zbatojnë masa për higjenën dhe teste”.
“Do të ketë mbikëqyrje të afërt në çdo ndeshje. Çdo ditë ndeshjeje është një mundësi për ne që të dëshmojmë se meritojmë ditën tjetër të ndeshjes”, theksoi Seifert.
Seifert tha gjithashtu se të gjithë janë përgjegjës të ndërmarrin masa paraprake për të mos u infektuar me koronavirus dhe pret që të gjithë ta përmbushin këtë përgjegjësi.
Ndryshe, dje qeveria gjermane njoftoi lehtësime të mëtejshme të masave kundër COVID-19, ndër të cilat lejoi edhe zhvillimin pa spektatorë të ndeshjeve të futbollit në dy ligat e para të pezulluara më 13 mars, duke filluar nga gjysma e dytë e muajit maj.
Ndeshjet e javës së 26-të në Bundesliga janë si më poshtë:
16 maj:
Borussia Dortmund – Schalke 04
RB Leipzig – Freiburg
Hoffenheim – Hertha Berlin
Fortuna Dusseldorf – Paderborn
Augsburg – ëolfsburg
Eintracht Frankfurt – Borussia Monchengladbach
17 maj:
Koln – Mainz 05
Union Berlin – Bayern Munich
18 maj:
ëerder Bremen – Bayer Leverkusen