Pas rreth një viti të përfundimit të kontratës aktuale, DFL Sports Enterprises, Korporata e Bundeslingës, ka publikuar tenderin e ri për të drejtat e këtij eventi futbollistik gjerman, për rreth 50 shtete europiane.
Sipas korporatës së ligave të Futbollit Gjerman (DFL), këto kontrata do të zgjasin rreth tre vite duke filluar nga 2017 deri në 2020.
Të vetmet që nuk do të përfitojnë nga ky lançim tenderimi, do të jenë mediat Gjermane, të cilat do të përzgjidhen në një mënyrë të veçantë.
Tenderi ndërkombëtar mbulon dy sezonet e Bundesligës duke përfshirë këtu edhe fazat play off. Tashmë për të gjitha mediat ndërkombëtare përfshirë këtu edhe Shqipëria kanë të drejtën e regjitstrimit deri në datën 12 Shkurt 2016.
InfoMedia Albania // Justin Kasaj | Ndalohet riprodhimi i tekstit pa autorizim!