Sezoni i ri televiziv në RTSH, ashtu si ju kemi informuar edhe më parë do të vij me një programacion të pasur edhe me risi.
E mbani mend Bulzën, formatin Live Session me qëllim zbulimin dhe promovimin e muzikës së re të krijuar nga artistë të rinj?
RTSH këtë sezon e ka rikonceptuar këtë emision duke shtuar elemente të rinj si grupe te reja muzikore, tendenca, informacione mbi muzikën shqip dhe të huaj, intervista, lancime të reja muzikore. Ku pjesë do të jenë edhe Live Session te muzikanteve më të mire shqiptare, covers per te promovuar talentet e reja emergjente ne skenen e muzikes.
IMAlbania.com ka arritur të zbulojë se emisioni, do të sjellë fytyra të reja në ekran, të pa njohur më parë nga shikuesit. Ata janë Krisina Ismaili, Eni Dare, Anxhela Llaha dhe Armenda Gashi.
Bulza do të startoj ditën e Hënë më 5 Dhjetor, edhe pse me një orar të pa saktësuar ai do të transmetohet në periudhën e drekës me autor dhe regjisor Bojken Lako dhe me skenar të Semi Jaupaj.
Copyright IMAlbania.com