Njëri prej emrave themelues të Top Media, drejtori artistik i Top Channel, dha dorëheqjen dje.
Kokonozi është Artist i Merituar, Mjeshtër i Madh dhe pas një karriere shumë të gjatë në TVSH, u thirr nga Dritan Hoxha, qysh në ditët e para të krijimit të Top Channel.
Prej asaj dite të vitit 2000, firma e Bujar Kokonozit është në çdo punë të Top Channel. Bujar Kokonozi është pas çdo emisioni, skenografie, pas çdo veshjeje, pas çdo regjie, pas çdo pune, në prapaskenë si Top Channel që nuk duket, por që të gjithë e dinë rëndësinë e punës së tij.
Ai që nuk ka munguar në asnjë ditë, të asnjë eventi dhe evenimenti të Top Channel, prej 16 vitesh ( madje, kolegët kujtojnë me të qeshur, se edhe ditën e operacionit, mbaroi dhe erdhi se kishte lënë një punë në mes) nga nesër nuk do të punojë më në televizionin ku është themelues.
Nuk dihet, ende, kush do ta zëvendësojë Bujar Kokonozin, në dhjetra detyrat që ai mbulonte./dritare.net/