Building Bridges”, slogani i edicionit të 60-të të “Eurovision Song Contest”
Edicioni jubilar, i 60-të i Festivalit Europian të Këngës, “Eurovision Song Contest”, i cili këtë vit do të zhvillohet në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, sapo ka zyrtarizuar edhe sloganin, i cili do e shoqëroj atë gjatë rrugëtimit dei në finalet e këtij eventi.
“Building Bridges” është përzgjedhur si slogani më i përshtatshëm për këtë edicion, që në shqip përkthehet “Ndërtim i Urave”, por që patjeter ka kuptimin “Ndërtojmë Urat”.
Këtë vit “Eurovison-i” ka rikonceptuar edhe logon zyrtare, të cilës i kanë ndryshuar detaje, duke e bërë edhe më profesionale. Si gjithmonë spektakli i madh do të realizohet në muajin maj, pikërisht në datat 19, 21 dhe 23. Shqipëria akoma nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen e vitit të ardhshëm, por pritet shumë shpejt ta bëjë.
IMA / S. Dema