Seriali i ri Ay Yapim “Heart of The City” do të transmetohet në Rumani, Iran dhe Irak.
Kompania distributore e gjigandit të prodhimit të serialeve turke ka njoftuar nënshkrimin e kontratave me televizionet Antena në Rumani, Gem në Irak dhe Kurdmay në Irak të cilat kanë përzgjedhur spektaklin, pas Kilit dhe Gjeorgjisë që ishin të parat vënde që bënë blerjen.
Seriali i cili debutoi në ATV në Janar është prodhimi i fundit nga Ay Yaçim dhe skenaristit Ece Yorenc të cilët kanë patur sukses të jashtëzakonshëm global me Fatmagyl, Aski Memnu, Kur Seyit dhe Syre dhe Medcezir. I njëjti grup kanë krijuar edhe një tjetër serial siç është ai Çesyr Ve Guzel, një tjetër serial për të cilin edhe TV Klan ka shfaqur interesin e tij për ta transmetuar.