Teksa mbi kompanitë teknologjike si Google, Facebook dhe Twitter është rritur presioni për të bërë më shumë për gjurmimin e lajmeve të rreme, disa të tjerë kanë ndërmarë hapa konkretë.
Teknologjisti Daniel Sieradski ka krijuar një shtojcë (plug-in) i njohur si BS Detector që shënon si “të diskutueshme” me flamur të kuq faqet në Facebook apo Twitter.
Kjo shtojocë shfaqet në dhjetëra postime në news feeds, dhe shumë njerëz kanë menduar se është një risi zyrtare e Facebook. Duket se për momentin Facebook bllokon lidhjet në faqe.
BS Detector është një shtojcë që përdor si referencë një listë të burimeve të lajmeve të rreme. Ai mund të shtohet në brouzerat Chrome dhe Mozilla, dhe të tregon një lajm potencialisht të rremë, duke e shënuar me flamurin e kuq, dhe duke lexuar: “Kjo faqe konsideroht një buri i diskutueshëm”.
Sipas Sieradski, kjo shtojcë u “krijua në vetëm një orë”, si “përgjigje ndaj kërkesave të dyshimta kundrejt Zuckerbergm, për lajmet e rreme në rrjetin social”. Që nga publikimi i tij, BS Detector është instaluar 25 mijë herë. “Unë dhe kontribues të tjerë vullnetarë kemi punuar disa orë më shumë për të siguruar funksionalitetin e tij”, ka thënë për BBC Sieradski.