Sezoni i ri televiziv në Rai ka konfirmuar edicionin e ri të programit Porta a porta për dy vite të tjera.
Emisioni i njohur për publikun shqiptar si “Opinion” i Blendi Fevziut, drejtuar nga Bruno Vespa do të nisë transmetimin sërish në Rai 1 por këtë herë me më pak të ardhura në xhepin e gazetarit.
Rai dhe Vespa kanë firmosur kontratën e re dy vjeçare një zbritje pre 30% të përfitimit që gazetari paguhej më parë. Vespa, i cili vitet e fundit kishte përfituar një shumë prej 1 milionë e 930 mijë euro, me kontratën e re do zbrersë në shifrën 1 milionë e 200 mijë euro për realizimin e 120 emisioneve për sezon televiziv.
Edicioni i ri i Porta a porta do të nisë transemtimin të hënën 11 shtator në second time në kanalin e parë shtetëror Rai1.