Sot në “Për’puthen” ishte takimi i Mevlanit dhe Efit, takim i pritur shumë agresivisht nga Bruno, i cili kapet me Mevlanin që në filllim.
Fillimisht ai u kap me pozicionin e Mevlanit në emision, i cili nuk është i ulur si të tjerët me vendim të produksionit. Bora dhe Arjani kanë ndërhyrë duke i dal në mbrojtje Mevlanit dhe sidomos Bora, e cila vazhdimisht ia kujtonte Brunos faktin që Mevlani mund të refuzohet dhe është njësoj si të gjithë.
Bruno ka përmendur vazhdimisht fjalët: “o shqiptar”, “mbylle gojën”, “mos fol”, ndaj Mevlanit dhe ka pasur debate të ashpra me Efin.
Bruno: Unë fokusin e kam pasur tek ty. Dhashë shumë në mënyrën time.
Efi: Ti varesh këtu në studio nga pëlqimi për mua. Ti po bën të njëjtat veprime, e pe që nuk je aty ku duhet te unë dhe hakërrehesh. Në momentin që unë nuk jam e kënaqur me atë që ti më jep, unë do dal. Ka boshllëqe Bruno.
Mevlan: Mua nuk më pengojnë djemtë. Unë do tregoj cilësitë e mia, nëse do arrij ta bëj për vete shumë mirë. Nuk kam pse mendoj për të tjerët.
Bruno: Këtë na e kanë vendosur si opinionist këtu, prandaj bën kështu ky.
Mevlan: Bruno ta kam thënë, dëgjo më shumë sesa flet. Ti me këto argumente do të bësh publikun për vete. Në momentin që unë e zgjedh ajo mund të thojë jo dhe jam njësoj me ty.