Seriali 30-minutësh nga Ilana Glazer dhe Abbi Jacobson, “Broad City” është rinovuar për një sezon të pestë dhe njëhrazi final I cili do të shfaqet në Comedy Central në 2019.
Rinovimi i serialit vjen si i marrëveshjes së re që do të mbajë marrëdhëniet e bashkëpunimit me Viacom dhe CC për transmetimin dhe prodhimin e programeve.
Si pjesë e marrëveshjes, Comedy Central do të vendosi në zhvillim tre seriale të reja. “Mall Town USA” nga skenaristi dhe shkrimtari Fgabe Liedman, “Young Proffessionals” nga shkrimtari David Litt, si edhe , “Plantium Status”.
“Broad City” pati premierën në Comedy Central në 2014 dhe ka patur një kritikë mjaft të fortë.
I lindur si një web-serial, programi shfaq Glazer dhe Jacobson si dy miq që jetojnë në New York.
Sezoni i katërt i serialit u transmetua në Nëntor të vitit të kaluar./IMA/