Pak ditë më parë Britney Spears njoftoi se do të largohej nga rrjetet sociale për të festuar fejesën e saj me Sam Asghari. Por ylli i popit është rikthyer në Instagram më shpejt se pritej, dhe në një prej postimeve të saj shkroi, “Disa fotografi nga festa e fejesës me të shenjtin tim, të fejuarin. Ende nuk po mund ta besoj. Nuk mund të qëndroja larg Instagram-it, kështu që jam rikthyer. I realizova këto foto në Palm Springs.”.
https://www.instagram.com/p/CUDk2n2BSoS
Kujtojmë që Asghari i propozoi më 12 shtator, me një diamant mahnitës, ndërkohë që Britney dha lajmin e bukur për ndjekësit, “Unë nuk mund ta besoj”.