Britney Spears do të marrë pjesë në sezonin e dyte të shfaqes së famshme televizive amerikane “Jane the Virgin”, e cila aktuallisht mban vlerësimin më të lartë të çdo shfaqjeje televizive për vitin 2015 në Rotten Tomatoes.
Spears do të ketë një rol ‘shumë interesant’ dhe personazhi i saj do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve në këtë serial. Akoma nuk dihet se në rolin e kujt personazhi do të jetë princesha e pop-it, dhe gjithashtu nuk dihet as emri i personazhit, por disa protale supozojnë se do të luajë rolin e Britney Spears, pra veten e saj.
Këngëtarja e “Piece of Me” e zyrtarizoi vetë lajmin në Twitter në 11 Gusht. Më pas krijuesi dhe regjisori i serialit, Jannie Snyder Urman, që më herët u shpreh i zhgënjyer nga fakti se “Jane the Virgin” nuk është nominuar për asnjë çmim EMMY pavarësisht suksesit të padiskutueshëm që ka patur, tha se fakti që Spears do të ishte në serialin e tij ishte një ëndërr e bërë realitet për të.
Por kasti gjithsesi nuk mbetet duarbosh pasi në fillim të këtij viti, Gina Rodriguez fitoi një Golden Globe Aëard për performancën e saj në serial. Ajo vetë u shpreh se “për pak [kishte rënë] nga karrigja kur [kishte dëgjuar] se Britney Spears do të ishte pjesë e serialit”. Rodriguez më pas shton se “e gjithë kjo duhet të jetë diçka jo reale”, pasi ndjehet shumë e lumtur. Aktori Jaime Camil iu bashkua më vonë në Twitter mendimit të koleges duke thënë se “[ishte] një nder i madh për të, që të punonte me Britney-n”.
Kjo nuk është hera e parë që Spears merr pjesë ne një komedi shumë të famshme amerikane. Kujtojmë se në vitin 1999 ajo mori pjesë në “Sabrina, the Teenage Witch”, në 2000 te “The Simpsons”, më pas në 2006 mori pjesë në “Will & Grace”, në 2008 në “How I Met Your Mother” ku ndihmoi edhe në rritjen e shikueshmërisë për serialin sipas regjisorit, dhe së fundmi te seriali “Glee” në 2010.
IMA / Florion P.