Këngëtarja e njohur Britney Spears, ka kujtuar ish të dashurin e saj, Justin Timberlake me anë të një postim në “Instagram” të cilën ajo e fshiu më vonë.
Pavarësisht se kishte ndarë video me ndjekësit teksa kërcente me këngët e tij, ikona e muzikës pop akuzoi Timberlake se “përdori” emrin e saj për të shitur albumin “Justified.”
Në postimin saj, këngëtarja e hitit “Toxic” kishte shkruajtur në lidhje me ata që e kanë tradhëtuar dekadat e fundit.
Disa prej tyre nuk ishte vetëm këngëtari i njohur, por edhe mamaja me motrën e saj.
Ajo shkroi se nëna e saj e botoi librin “Through the Storm: A Real Story of Fame and Family in a Tabloid World”, në një kohë kur ajo kishte shumë nevojë për të.
Sipas këngëtares kjo gjë u bë për “famë dhe vëmendje!!!!”
Nëna e Britney-t botoi librin në vitin 2008, i cili mbuloi shumë nga betejat publike të vajzës së saj me paparacët dhe shëndetin mendor.
Për ish të dashurin e saj, ajo tha se ai “bëri të njëjtën gjë”, si mamaja e saj.
Britney u shpreh se Timberlake “përfitoi me albumin e tij të parë duke përdorur emrin” e saj.
Britney gjithashtu tregoi se nga motra ishte tradhtuar pasi ajo ka nxjerrë një libër, që e përmend më shumë se 300 herë këngëtaren.