Një bankë në Britaninë e Madhe ka ngrirë të gjitha llogaritë bankare në emër të televizionit shtetëror rus. Lajmi u bë i ditur pasi kryeredaktorja e “Rusia Today”, postoi në Tëitter njoftimin ku mes të tjerash thuhej “Rroftë liria e shprehjes”
Sipas Margarita Simonyan, vendimi për ngrirjen e të gjitha llogarive të RT-së nuk mund të apelohet.
Një vit më parë, Agjencia e Rregullimit të Transmetimeve në Britani, OFCOM, vendosi disa sanksione për një pjesë të programeve të Televizionit shtetëror rus, të cilat OFCOM i konsideroi në atë kohë si të njëanshme ose të pavërteta mbi konfliktet në Ukrainë dhe Siri./ TV KLAN