Pothuajse përherë reklamat promocionale të Digitalb kanë qënë mjaft të bukura ku shpesh janë bërë hit në internet. Kësaj rradhe stafi i Digitalb ka vendosur të zhvillojë edhe një reklamë promocionale ku protagoniste kryesore është personazhi i Portokalli që ruan rolin e drejtoreshës së tatimeve Briselda Caushaj.
Një fjalë e urtë e popullit thotë: “Me të qeshur me ta ngjeshur”, dhe kjo mesa duket e ka frymëzuar edhe Digitalb që ti japi piratuesëve të programeve të veta, një kërcënim nëpërmjet “Briseldës” duke i thënë se “ne veç mos i kapëshin por do i rrasin në burg”.
Digitalb është një platformat dixhitale që përballet me piratimin e programeve nga shpërndarës kabllorë të cilët transmetojnë nëpërmjet kabullit programet e DGA. Vitet e fundit Digitalb vazhdon të sulmojë piratët e vet, ku ende shumë prej tyre janë në proçese gjyqësore me këtë kompani.
IMA