Është e pamundur që të paktën 48 orët e fundit të mos jemi përballur me termin “Brexit”, të paktën për lexuesit e portaleve, por edhe ndjekësit e mediave të tjera. Referendumi i Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimi Europian, i cili votoi pro daljes, ka goditur jo vetëm insititucionet e qeverisë dhe BE, por edhe televizionet dhe producentët e filmave.
Të gjithë mund të çuditeshit, por fatkeqsisht nëqoftëse Britani do të dilte nga Unioni Europian, do të shkaktonte humbjen e punës për një pjesë të konsiderueshme të punonjësve të një prej serialeve më të ndjekur në botë.
Producentët e “Games of Thrones”, ishin të parët që ngritën zërin duke kundër brexit. Sipas tyre nëqoftëse dalja e Britanisë do të ndodhte atëhere do të kishte pasoja edhe për serialin.
“Games of Thrones” punëson dhjetra punonjës, në Irlandë, Spanjë, Skoci dhe në vënde të tjera, por dalja nga BE do të heqi burimin kryesor financiar për këtë serial i cili financohet nga Fondi Rajonal i Zhvillimit i BE, ç’ka do të shkaktojë pushimin e një pjese mjaft të madhe të punonjësve por edhe episodeve dhe vendeve të xhirimit për serialin.
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet ribotimi pa autorizim!