Firmat televizive mund të kenë nevojë të lëvizin disa seli jashtë vendit nëse nuk ka marrëveshje tregtare Brexit, ka paralajmëruar organizmi për transmetuesit ndërkombëtarë në Mbretërinë e Bashkuar.
Shoqata thotë se mijëra vende pune potencialisht mund të jenë në rrezik në rast të një Brexit “të vështirë”, ku Britania e Madhe lë BE-në pa ndonjë marrëveshje formale tregtare.
Shoqata Tregtare e Transmetuesve (COBA) flet për rrjetet mediatike si Eurosport, Disney dhe Discovery.
Qeveria thotë se “do të punojë për marrëveshjen e duhur për transmetuesit”./IMA/