TIRANË– Mjeku Renato Osmenaj, i njohur me pseudonimin si “Xhaxhi Doktori” ka publikuar recetën që një mjek i ka dhënë një pacienti të infektuar nga pandemia e koronavirusit. Nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, mjeku bën me dije se pacienti është asimptomatik, por sërish i janë dhënë medikamente.
““Rubrika” Sqarojmë komitetin”. Recetë e dhënë nga nga dikush me gradë shkencore në sanatorium tek nje paciente asimptomatike,”– shkruan mjeku Renato Osmenaj. Ndërsa receta përmban ilaçet; Recefin dhe Levofloxacin, të cilat duhet të injektohen në venë, Enoxapirin nën lëkurë, dexametazon ampulë, vitaminë C, Vitaminë D dhe Zinc.