Në Gjirokastër shtimi i kanaleve të reja televizive dhe atyre radiofonike në platformën satelitore të RTSH, pa pagesë, ka marrë vlerësime maksimale nga publiku. Risia e transmetimeve ka ngjallur interes të lartë tek qytetarët, të cilët e shohin si vlerë të shtuar për RTSH-në.
“Kanë bërë shumë ndryshim si RTSH dhe TVGJ. Tani ke interes ti shikosh” thotë një qytetar i Gjirokstrës. “Programacioni me sa kemi parë ka qenë fantastik. Pjesa e lajmeve, për rininë, ajo e mëngjesit kanë qenë fantastike” thotë ajo. “Personalisht, por edhe familja, babai, vëllai, ndjekim më shumë RTSH Sport” shton ajo. Për një tjetër banor të Gjirokastrës, shtimi i programeve është mjaft i këndshëm. ” Gama e programeve më kënaq, në raport me të tjerët” thotë ai. “RTSH është pasuruar shumë, është bërë bashkëkohor dhe ka emisione të larmishme” thotë një tjetër i intervistuar.
Si në program Nga data 20 Dhjetor RTSH transmeton në platformen satelitore gjashtë kanale televizive dhe katër kanale radiofonike, të gjitha pa asnjë pagesë per shqiptaret brenda dhe jashte kufijve. Shtimi i kanaleve është shoqëruar me cilësi të lartë High Definition.
Për të gjetur këto kanale të reja duhet të bëni kërkim automatik në satelitin Eutelsat 16A me pozicion orbital 16 gradë lindje, Frekuenca 12640 MHz, Polarizimi Horizontal, Symbol Rate 10 833, FEC 3/5 Modulimi DVB S2 SPSK.
Radio Televizioni Shqiptar, eshte i pari televizion në Shqipëri që ka nisur transmetimet satelitore për të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë prej 15 Nëntorit të vitit 1993.
“Albania’s Got Talent” fillon me sukses spektaklin në Vizion Plus, me rekorde shikueshmërie dhe performanca emocionuese.
Të hënën e 11 nëntorit, spektakli “Albania’s Got Talent” hapi siparin e tij në ekranin e Vizion Plus, ku 12...